
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili u zgjodh në krye të qytetit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ka bërë thirrje për bashkim të demokratëve, duke e quajtur emergjencë kombëtare largimin e qeverisë Rama.
“Sot nga Shkodra si në vitin 1991 ushton thirrja për liri demokraci. Shqipatrët kërkojnë kushte dinjitoze jete duke u përballur me një regjim.
Bashimi ynë pavarësisht mos dakortësive, eshte rruga për të përmbushur amanetin e 4 dëshmorëve për të ofruar alternativë më të mirë për shqiptarët.
Emergjencë kombëtare largimi i këtij regjimi që me politikat e tij po largon të rinjtë përditë nga vendi po e kthen jetën tonë në makth për mungesën e rendit dhe qetësisë.
Shkodra e dha provën e radhës që nuk i përkulet regjimit, tashmë është koha që nga Shkodra fryma e bashkimit e përballjes së pandalshme me të keqen të përhapet në gjithë vendin. Amaneti i katër dëshmorëve të demokracisë na e kërkon këtë”, tha Spahia.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al