Pavarësisht premtimit rus, nuk ndalen sulmet ruse në Chernihiv

11:35 30/03/2022

Guvernatori ukrainas është shprehur se nuk sheh asnjë ndryshim të sulmeve ruse në Chernihiv, pavarësisht nga premtimi rus për të reduktuar ndjeshëm operacionet ushtarake.

Përmes një postimi në “Telegram”, guverantori Viacheslav Chaus tha se nuk e besojnë premtimin rus në bisedimet e djeshme të paqes.

Chaus u shpreh se forcat ruse kanë kryer sulme në Nizhyn dhe gjatë natës kanë goditur me bombardime Chernihiv-in.

Ditën e djeshme, rusët kanë njoftuar se do të ulnin në mënyrë drastike operacionet luftarake ushtarake rreth Chernihiv, si dhe kryeqytetit, Kiev./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts