“Pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni”, Yuri Kim reagon pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes: Koha të mendoni a ia vlen të shkoni në burg








yuri kim4

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale të korrupsionit.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se tani ka ardhur koha që personat që janë përfshirë në akte korruptive, nuk duhet të mendojnë se ‘i mbron’ pushteti apo fuqia që kanë, pasi do të përballen me pasojat e veprimeve që kanë bërë.

POSTIMI I PLOTE

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin”.

Yuri Kim-mesazhi

LEXO EDHE
Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes, në pranga edhe zyrtarë të tjerë. Policia dhe FNSH kontrolle në…
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon kryeministri Rama
Kryebashkiaku i arrestuar nga SPAK u plagos në zyrë para dy vitesh, atentati me granatë iu bë nga ish-shoferi i tij

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *