“Pazarin e Gjirokastrës e kemi kthyer në magnet për turizmin”, ja çfarë thotë Çuçi kur pyetet për kandidatin e LSI-së, Vangjel Tavo



Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, ka vijuar me takimet elektorale në fshatrat Asim Zeneli dhe Valare.

cuci

Në fjalën e tij Çuçi solli në vëmendje investimet e bëra prej vitit 2013.

Pazari i Gjirokastrës sikur kishte dalë nga një luftë e armatosur. Kjo nga papërgjegjshmëria e politikës së 23 viteve. Na u desh të fillonim ndërhyrjen pikërisht aty, në zemër të Gjirokastrës. Ai transformim është shtrirë në të gjitha fshatrat e Bashkisë Gjirokastër. Pazarin e restauruar nga një teneqe e ndryshkur e kemi kthyer në një magnet të turizmit”, tha Çuçi.

Sa i përket kandidatit të LSI-së, Vangjel Tavo, Çuçi e tha se ai është një personazh i së shkuarës që s’ka bërë asgjë për Gjirokastrën.

“Është një personazh që ka qenë pjesë e politikës për Gjirokastrën 20 e kusur vite dhe nuk ka lënë një gjurmë, nuk ka bërë asgjë për Gjirokastrën. E kam fjalën për Vangjel Tavon”, tha Çuçi teksa kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste si e vetmja alternativë që mund të vazhdojë rrugëtimin drejt Shqipërisë së ardhme.

Çuçi përmendi edhe vaksinimin e matrikullimin falas, alokimin e fondit të subvencioneve në masë 80% për blegtorinë dhe aplikimet online përmes portalit E-Albania.

“Po jua përsëris dhe njëherë që nuk duhet të neglizhojmë asnjë votë në 25 prill sepse është në lojë e ardhmja e Shqipërisë. Duhet ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku drejt Shqipërisë europiane. Jemi në një moment shumë të mirë të zhvillimit të Shqipërisë, kur kemi hedhur themelet dhe fillojmë rrugëtimin për një të ardhme të sigurt për të jetuar këtu dhe për të mos e menduar braktisjen”, tha Çuçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *