PD bën përgatitjet e fundit para rikthimit në Parlament, ja çfarë pritet javën e ardhshme





Partia Demokratike rikthehet në karriget e Parlamentit më datë 10 shtator, pas një shkëputjeje rreth 2 vite e gjysmë. Edhe këtë herë PD do të ulet po në të njëjtin krah ku uleshin më shumë se dy vite më parë, në vendet e opozitës.

lulzim basha-keshilli kombetar i pd-votime-ekipi i ri

Por ndryshe nga shkurti i 2019- ës, kur dogjën mandatet, këtë herë Partia Demokratike do të ketë më shumë deputetë në Parlament. Nga 42 që kishin në shkurt të 2019-ës, në këtë legjislaturë do të ketë 59.

Ajo që nuk dihet me siguri deri më tani është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike me aleatët e vegjël që pati në listën e PD-së.

Bëhet fjalë për PDIU-në e cila ka tre deputetë, PAA-në e cila ka në Parlament si pjesë e koalicionit PD-AN Agron Dukën, Vangjel Dulen e PBD-nj apo edhe me aleatin historik Fatmir Mediu të PR-së. Pas zgjedhjeve të 25 prillit Basha nuk ka zhvilluar asnjë takim as me aleatët e vegjël dhe as me aleaten më të madhe, LSI-në.

Për më tepër, në analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve, në dokumentet e analizës së drejtuesve politikë evidentohej fakti se pati një mosrakordim të fushatës mes drejtuesve të partive të koalicionit dhe kandidatëve për deputetë të PD-së.

E ndërsa nuk ka ende asnjë shenjë rilidhjesh të kontakteve me aleatët, Basha është duke bërë përgatitjet e fundit brenda Partisë Demokratike për të nisur betejën e legjislaturës së X.

Kryedemokrati pritet që të mbledhë në fillim të javës së ardhshme Kryesinë e re që u miratuan dhe pjesën tjetër që u zgjodhën të premten. Mbledhja e parë do të jetë vetëm për konstituimin e kryesisë dhe vendosjen e piketave mbi çështjet politike.

Ndërkohë, javën e ardhshme Basha pritet që të mbledhë për herë të parë edhe Grupin Parlamentar. Që pas zgjedhjeve të 25 prillit në selinë blu nuk ka pasur asnjë mbledhje të deputetëve që u zgjodhën më 25 prill.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *