PD denoncon kanabizimin/ Salianji nxjerr pamjet: Shqipëria një serë e madhe hashashi me urdhër politik të Edi Ramës





Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes deputetit Ervin Salianji atë që e konsideron si kanabizim të vendit me urdhër politik të Edi Ramës.

Salianji ka publikuar një video të kryeminitrit Edi Rama teksa ai mohon kanabizimin, ndërsa i bashkangjit videos foto nga parcela me hashash, të shkrepura përgjatë këtij muaji.

Deputeti i PD thekson se Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabisi, duke shtuar se kultivimi ndodh me urdhrin e atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar.

DEKLARATA 

Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njejtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *