PD dhe LSI kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Berat/ KAS shtyn vendimin për administrimin e provave: Na duhet edhe…






Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka shtyrë për nesër vendimin për administrimin e provave të paraqitura nga PD dhe LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

kqz-ankesa-pd-lsi-dosje-kas-zgjedhje

Relatori Elvis Cefa bëri të ditur se Komisionit i duhet edhe pak kohë për për ti identifikuar të gjitha provat e paraqitura nga palët.

“Për të bërë një njoftim për palët pjesëmarrëse në këtë proces. Duke qenë se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes kryesisht të disa provave shtesë që në gjykojmë që do të jenë të domosdoshme për të vlerësuar drejt lidhur me kërkesat e subjekteve ankues do të na duhet edhe pak kohë tjetër shtesë për ti identifikuar nominalisht të gjitha. Për këtë arsye njoftimi që unë do të bëj është që ne do të rrimë të tërhequr si komision për ta rimarrë këtë seancë bashkë me vendimin për administrimin e secilës provë nesër në datën 15 maj në orën 10:00”, tha Cefa.

PRETENDIMET E LSI

Avokati i LSI kërkoi vendimmarrje objektive nga KAS, duke listuar dy kërkesat kryesore: Shpalljen e pavlefshme të votimeve në nivel qarku dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Të nderuar anëtar të KAS-it parregullsitë e listuara nga ana e LSI, të vërtetuara sipas akteve shkresore dhe procedurave të mbajtur nga personat e caktuar për detyrat zgjedhore sjellin të gjitha…një rezyme të përgjithshme për shkak të pavlefshmërive të shumta të ndodhura në ZAZ-të dhe QV-të e këtij qarku, gjë e cila ndikoi. Pavlefshmëria është totalisht e vërtetuar në materialet zgjedhore dhe aktet që ju kemi vënë në dispozicion, akte të cilat janë prodhuar nga anëtarët e KZAZ-ve përkatëse apo grupet e numërimit. Fakti i tabelave përmbledhëse për kandidatët në shumë QV të cilat për mangësi të procesverbali nuk janë numëruar por janë vlerësuar me zero, ashtu sic dispononi edhe ju nga aktet tona të depozituara në cilësinë e provës materiale, është një shkelje e ligjit për shkak se vota nuk është lexuar. Vullneti i qytetarit nuk është lexuar. Kandidatët nuk janë shpërblyer përmes votive personale, ky fakt është shumë i rëndë. Duke vlerësuar se nga ana juaj do merret një vendimarrje objektive duke shpallur të pavlefshëm votimet në këto ZAZ dhe në këto QV, dhe duke kërkuar që në këto QV të ribëhen zgjedhjet në nivel qarku, përfundimisht i kërkojmë KAS shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në qarkun Berat, sipas QV-ve të listuara, përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Berat”, u shpreh ai.

ARGUMENTET E PD

“Në qarkun e Beratit ne kemi denoncuar në 7 prill në SPAK një skemë kriminale të ndërtuar nga drejtues politik të PS, konkretisht shtetësja Hatixhe Konomi e renditur e para, së bashku me shtetasin Nasip Naçon i renditur i 4 në listën shumë emërore të PS. Këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin Mirel Konomi, drejtues i njësisë administrative nr 1 dhe Lorenc Toroveli ka pasur raste të blerës së votës të peesonave të ndryshëm.

Hatixhe Konomi së bashku me kunatin e saj që është drejtues i njësisë administrative kanë blerë vota ose përmes të hollave ose përmes kuponëve të ID. Ndërsa Nasip Naço dhe Toroveli kanë blerë vota kundrejt shumës 50 mijë lekë të vjetra”

PD theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve.

“Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme.”u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *