“PD do i hedhë në Bunë, Ramën dhe politikanët e vjetër”- Anëtari i Këshillit Kombëtar: Basha i dha mesazh dy kryetarëve të LSI








Basha dy gishta ShkoderAnëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj ka komentuar takimin e Lulzim Bashës në Shkodër, ku prezantoi kandidatin demokrat për bashkinë, Xhemal Bushati.

Sulaj në një postim në Facebook thekson se Lulzim Basha u dha mesazh dy kryetarëve të LSI-së “Berisha dhe Meta” se Partia Demokratike në Shkodër do i hedhë në Bunë, Ramën dhe politikanët e vjetër.

Më tej anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së thekson se vota për PD-në, mundëson dhënien fund të politikës së vjetër në vendin tonë.

“Lulzim Basha i jep mesazhin e sakte dy kryetareve te LSI (Berisha & Meta).Partia Demokratike ne Shkoder do hedhi ne Bune,Ramen dhe politiken e vjeter.

Votoni PD per te ardhmen dhe na jepni mundësinë qe ti japim  fund politikes vjeter ne vendin tone”, thekson Blendi Sulaj.

Blendi Sulaj

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.