“PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton”/ Sali Berisha zotohet para bustit të Azem Hajdarit: Të përmbysim regjimin e drogës dhe të pazareve. Një poshtërim i padëgjuar ka ndodhur dhe…





Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot në mbrëmje homazhe në bustin e Azem Hajdarit, duke kujtuar kështu 23-vjetorin e vrasjes së liderit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit.

sali berisha

I ndarë nga Lulzim Basha, i cili homazhet i zhvilloi paradite me drejtuesit e Partisë, Berisha kishte edhe një mesazh për të gjithë demokratët, ndërsa u zotua se do ta ngrenë në piedestal PD.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në një gjendje kritike.

Vendimin  e Bashës, që e përjashtoi atë nga grupi parlamentar, e konsideron si një poshtërim të paparë në historine e partise qe simbolizon lirinë.

“Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu edhe Partia Demokratike. Ndaj është në nderin dhe detyrën e demokratëve, kudo në Shqipëri, që të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep nder dhe frymëzim në cdo kohë.

Një poshtërim i pa dëgjuar dhe paparë ndonjëherë në historinë e partisë së lirisë, ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave, vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik, të atij që sot është në krye të PD, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal. 

Merreni këtu këtë prani sot, si zotim para tribunit legjender, qe ne PD do ta ngremë në piedestalin që e meriton, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, për të përmbysur regjimin e drogës, të vjedhjes dhe të pazareve”, tha Berisha.

Kujtojmë që paradite, lideri demokrat Lulzim Basha zhvilloi homazhe në memorialin e Azem Hajdarit dhe shoqërohej nga drejtuesit e partisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *