PD e thirri në Komisionin e Ekonomisë për rritjen e çmimit të miellit, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës dyshohet se është infektuar me koronavirus! Kërkojnë shtyrjen e mbledhjes








komisioniekonomise

Autoriteti i Konkurencës nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë të parashikuar për ditën e nesërme, pas kërkesës së Partisë Demokratike.

Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti i Konkurencës bën me dije se kryetarja Juliana Latifi nuk mund të marrë pjesë në seancë dëgjimore për arsye shëndetësore.

Sipas njoftimit, Latifi ka paraqitur një raport nga mjeku i familjes ku dyshohet se është infektuar me koronavirus, dhe ndaj është kërkuar që të karantinohet.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje. Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shednetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.

Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku I familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasoj i eshte kerkuar te karantinohet. Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *