“PD flet me vepra”/ Basha: 200 politikanë duhet të kalojnë vettingun. Ne e kemi bërë detyrën dhe me kosto shumë të lartë









Janë plot 200 politikanë që sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha duhet të kalojnë vettingun. Në fjalën e tij para gazetarëve, kryedemokrati u shpreh se Partia Demokratike ka folur me vepra duke sjellë në vëmendje ligjin e dekriminalizimit dhe propozimin për vettingun në politikë.

“Unë nuk flas teorikisht dhe veprat e PD-së janë në sytë e të gjithëve. PD e ka bërë detyrën e saj dhe me kosto shumë të lartë. Ne flasim me vepra dhe veprat tona janë këto: Ligji për dekriminalizimin është fakt, propozimi për vettingun është fakt. Jepini mbështetjen e duhur.
 
Shqipëria nuk mund të bëjë përpara pa kaluar 200 politikanët më të lartë të këtij vendi, 140 parlamentarët, bashkikakët, kryeministrin, presidentin dhe një sërë zyrtarësh të lartë të institucioneve të pavarura në sitën e vettingut politik, atë që kërkojnë për policët, noterët, gjyqtarët dhe prokurorët dhe do të shtyjmë fort që kjo të bëhet” deklaroi ndër të tjera Basha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.