“PD i ofroi LSI-së 15 mandate”/ Kryemadhi reagon pas deklaratave të Bardhit: Mashtrim pervers që kalon çdo limit! Kur është mbledhur kryesia e demokratëve për këtë propozim?








Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Gazmend Bardhi i cili tha se PD i ofroi 15 mandate të sigurta nëse ata do të hynin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

kryemadhi-bardhi

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryetarja e LSI-së i mohon deklaratat duke i konsideruar si një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor.

Kryemadhi ngre një pyetje se kur është mbledhur kryesia e PD-së për t’i propozuar LSI-së listën e përbashkët. Sipas saj, deklaratat e Gazmend Bardhit i shtohen mastrimeve që për djegien e mandateve do kishin mbështetje nga Merkel dhe PPE.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *