“PD i ofroi LSI-së 15 mandate”/ Petrit Vasili i përgjigjet Bardhit: Mashtrim i trashë! Ramë dakord për takime që nuk u bënë kurrë! Ja cili ishte qëllimi i demokratëve








Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e Gazmend Bardhit i cili tha se Partia Demokratike i ka ofruar atyre 15 mandate nëse do hynin në një listë të vetme në zgjedhjet e 25 prillit.

vasili

Përmes një postimi në Facebook, Vasili i quan mashtrime dhe deklaron se nuk ka pasur kurrë një vendim apo propozim nga PD për këtë çështje.

Sipas Vasilit, PD dhe LSI kanë rënë dakord vetëm për takime të përbashkëta të kryetarëve të këtyre dy partive në çdo qark të vendit. Më tej Vasili shkruan se PD mashtroi dhe nuk i bëri kurrë këto takime, me qëllim dëmtimin me çdo kusht të LSI-së, dhe jo largimin e Ramës.

Postimi i Vasilit:

Mashtrim i trashe!! Nuk ka pasur kurre vendim dhe asnje propozim te PD as per 15 mandate dhe per asgje. Ka vetem nje te vertete. PD dhe LSI rane dakord vetem per takime te perbashketa te kryetareve te PD dhe LSI ne cdo Qark te vendit. PD mashtroi, i pengoi dhe nuk i beri kurre keto takime. Pasi kishte qellim te vetem demtimin me cdo kusht te LSI dhe jo largimin e Edi Rames.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi në emisionin Open se PD i ofroi LSI-së 15 mandate nëse do hynin në zgjedhjet e 25 prillit në një listë të vetme. Sipas tij, LSI i ishte përgjigjur se mund të fitonte e vetme 34 mandate.

Për këtë deklaratë reagoi më herët edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e konsideroi si një mashtrim pervers që kalon çdo limit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *