“PD ka vetëm një rrugë, atë të…”/ Gjekmarkaj për mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe e Kryesisë të diele: Të jetë e hapur, nuk ka asgjë për të fshehur






Ndërsa PD pritet të mbledhë ditën e dielën Këshilli Kombëtar dhe Kryesinë, mbledhje kjo e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kandidati fitues për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj u shpreh në emisionin ‘Real Story’ se këto mbledhje nuk kanë pse të bëhen me dyer të mbyllura, pasi sic u shpreh ai PD nuk ka asgjë për të fshehur.

gjekmarkaj-767x450

Për Gjekmarkajn, duhet dhe do të ketë një reflektim të gjerë, duke nisur nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe nga të gjitha strukturat.

PD ka një detyrë themelore sot, që të bëjë gjithçka duhet të bëjë një parti politike në një sistem demokratik për të mbrojtur demokracinë zgjedhjet e lira dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe ndershëm në një vend. Kjo është beteja principale, po krahas kësaj edhe nëse do të lejonte të vinte në pushtet PD pas një cikli politik duhet të reflektojë për veten për më tepër tani, është e domosdoshme dhe mendoj se do të ketë një reflektim”- tha Gjekmarkaj ndërsa u ndal edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë, mbledhje e cila pritet të zhvillohet ditën e diel.

“Do ketë një mbledhje të strukturave të PD, duhet të ketë një reflektim e besoj do ketë një reflektim të gjerë, duke nisur nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe nga të gjitha strukturat. Besoj se ka vetëm një rrugë PD, rrugën e hapjes cilësore në kohën që na pret përpara. Ka nëvojë të ketë organizma dinamikë që t’i flasin shoqërisë, të ketë një kryesi funksionale dhe me emra të fortë, një këshill kombëtar efikas, të jetë pjesë e jetës politike të partisë të dëgjohet nga partia, pra të ketë një harmonizim të liderit me kryesinë, me këshillin kombëtar dhe me anëtarësinë, por gjithmonë përmes rekrutimeve cilësore përmes hapjes. Hapja dhe komunikimi me shoqërinë janë e vetmja rrugë për të ndikuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë.” vijoi më tej Gjerkmarkaj.

Nga ana e tij, drejtori i informacionit në News24, Robert Rakipllari u shpreh skeptik në një reflektim prej dy orësh, kohë në të cilën janë parashikuar të mbahen të dy mbledhjet në PD, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

“PD është rikthyer parti e madhe e rëndësishme. E vetmja gjë pozitive është mënyra si është sjell PD pas 25 prillit, pra e kontestimit legal të zgjedhjeve. Pjesa tjetër është një lloj amullie, nuk ka një narrativë politike cfarë ndodhi me zgjedhjet. Edhe analiza elektorale që do bëhet për dy orë, mbledhje që bëhen natën nuk e di se pse, pra është një parti moderne, që nuk ka problem, s’ka frikë të përballet. PD mbledhjet e këshillit kombëtar dhe të kryesisë duhet t’i bëjë të hapura, duhet t’i bëjë publike. Ti shohë i gjithë publiku, jo të mbyllura, të dielën në darkë, etj etj. Pikërisht kjo mbyllje ka cuar në këtë situatë. Në këto momente që faktet janë kaq shumë, për standardin e zgjedhjeve, pra hapjen duhet ta tregojë që tani. Edhe tema që kishte cuar sekretari i përgjithshëm, për masakrën elektorale, disa mund të mendojnë tjetër gjë.

PD ka nevojë të ndërtojë një narrativë politike, përvec anës së kontestimit të zgjedhjeve, që është një pjesë që shumë mirë që po e bën, e është korrkte. Por flasim tani për mënyrën si duhet t’i flasë shoqërisë. Cështja e zgjedhjeve nuk është më cështje e strukturave të PD, e një këshilli kombëtar që flet të dielën në darkë, kur njerëzit janë në gjumë.” – theksoi Rakipllari.

I të njëjtit mendim, duket të jetë edhe deputeti i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në debatin në studio, Gjekmarkaj përqafoi mendimin se këto mbledhje duhet të jenë të hapura për mediat, kjo pasi PD, sic u shpreh ai nuk ka asgjë për të fsehur.

“Jam shumë dakord që mbledhje të tilla të bëhen të hapura, edhe ditën, me kamera e me media. Ju them ato që kam thënë në mbledhjen e parë që bëri PD me kandidatët e deputetët fitues unë i thash sot, dhe këtë premtim u kam bërë qytetarëve lezhianë për këtë koherencë, ato që do i them atje, do i them edhe jashtë. Nuk kam asnjë lloj ndryshim qëndrimi, s’kam as frikë të flas, ato që i besoj do i them. jam shumë dakord që mbledhje të tilla të bëhen të hapura, sidomos në këtë rast, sepse është një gjë jetike për shoqërinë shqiptare, s’është një cështje e brendshme. PD s’ka asgjë për të fshehur në këtë pikë.” u shpreh Gjekmarkaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *