PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit/ Ervin Salianji zbulon detaje: Ka prova, po përgatisim dosjen



Partia Demokratike do të kërkojë përsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të vendit, pasi pretendon se rezultati është manipuluar.

salianji03

Qëndrimi i selisë blu u konfirmua sot nga deputeti i zgjedhur në qarkun Korçë, Ervin Salianji, gjatë një interviste në “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.

Deputeti i zgjedhur tha se PD është duke përgatitur një dosje përmes së cilës do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?

Ervin Salianji: Po!

Pyetje: A është e mundur kjo gjë?

Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.

Pyetje: Kush e vendos këtë?

Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.

Pyetje: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet?

Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëritne për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *