PD mbledh grupin parlamentar/ Nesër depozitohet në Kuvend projektligji për uljen e TVSH-së. Rushaj: Do të kërkojmë edhe shfuqizimin e…








Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. 

Basha rushaj

Burime nga mbledhja e grupit konfirmuan për gazetën “Panorama” se nesër do të depozitohet në Kuvend projektligji për uljen e TVSH-së, nga 20 për qind në 6 për qind.

Gjatë mbledhjes mësohet se Afred Rrushaj është shprehur se “do të kërkojmë shfuqizimin e rregullit të paligjshëm për kufizimin e kohës se deputeteve sipas vullnetit të PS dhe jo sipas rregullores”.

Kujtojmë që kreu i PD-së Basha ka dalë me 7 propozime për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6 për qind.

Ndërkaq, po sot demokratët depozituan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për komisionin hetimor për çështjen “Becchetti”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *