PD me 4 nënkryetarë/ Jorida Tabaku dhe Grida Duma në krah të Lulzim Bashës. Ja të gjithë emrat e rinj





Në krah të Lulzim Bashës, si kryetar i PD tashmë do të jenë edhe 4 nënkryetarë, dy prej të cilave gra.

basha-tabaku-duma-keshilli i pd-nenkryetaret e pd

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, janw votuar për të qenë nënkryetarë të PD Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Kështu, Ervin Minarolli, i cili deri tani ka mbajtur sekretarinë e burimeve njerëzore, tani më do të  marrë sekretarinë e organizimit, post i cili mbahej nga Sahit Dollapi që u largua pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, sekretar i burimeve njerëzore është bërë Arta Sakja. Një vëmendje të veçantë Basha duket se do t’i japë organizimit dixhital. Kreu i PD-së i ka besuar anëtarit  të Kryesisë, Endri Hasa, sekretarinë e organizimit dixhital. Po ashtu, Basha  duket se do të jetë në të njëjtin hap me Komisionin  Qendror të Zgjedhjeve, që është zotuar që në zgjedhjet e ardhshme të mundësojë votimin e emigrantëve. E për të pasur marrëdhënie më të forta me diasporën, Basha i ka besuar Belind  Këlliçit sekretarinë për marrëdhëniet me Diasporën.

Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore. Ndërkaq, po ashtu për të pasur adresim më të mirë të çështjeve të pronave dhe të përndjekurve, Basha ka vendosur të krijojë dy sekretari përkatëse. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

  1. SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
  2. SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
  3. SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
  4. SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
  5. SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
  6. SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
  7. SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
  8. SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
  9. SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
  10. SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
  11. SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *