PD: Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako. Dha 10 milionë euro nga buxheti, Durrësi i mbytur nga plehrat






Partia Demokratike ka denoncuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako.

Sipas PD, edhe pse Bashkia Durrës dha “10 milionë euro nga buxheti”, Durresi është “i mbytur nga plehrat”.

POSTIMI I PLOTE I PD

Shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë se si janë vjedhur parate e tyre.
Afera e inceneratorëve shpalosi përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes, ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh, familjeve shqiptare.

Qytetarët e Durrësit e shohin çdo ditë se si qyteti i tyre është i mbytur nga plehrat, ndërsa paratë e tyre përfundojnë në xhepat e pushtetarëve të korruptuar, mes të cilëve është kryetarja në detyrë dhe kandidatja për bashkinë e Durrësit.
1️⃣ Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

2️⃣ Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;

Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.