“PD nuk e gjeti çelësin e suksesit as gjatë fushatës”- Bujar Nishani sqaron kërkesën për dorëheqjen e Bashës. A synon të kandidojë për drejtimin e partisë? Ja ç’thotë ish-Presidenti



bujar nishani

Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ka sqaruar sot në News24 reagimin e tij pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, të Partisë Demokratike, ku ka kërkuar dorëheqjen e liderit të partisë, Lulzim Basha.

Sipas Nishanit, tashmë në PD duhet “të fillojë një ndryshim i madh, në model, në strukturë, në koncept, duhet të përgatiten mekanizmat, e PD duhet të krijojë besimin te njerëzit që po kjo parti mund ta bëjë ndryshimin që ne kërkojmë”.

I pyetur nëse e ka menduar dhe a është i gatshëm t’i prijë këtij ndryshimi të partisë, Nishani nuk e përjashtoi si mundësi.

Unë nuk e kam menduar asnjëherë deri në këtë moment që po flasim bashkë,
në politikë nuk thuhet kurrë kurrë. Por nuk është projekti im e synimi im. Unë po them reagimi e dëshira që unë kam është të shoh një PD e cila i përshtatet jo sfidave por performancës së 2021 e 2030.

PD ka lindur si parti e qytetarëve dhe rinisë e ka nevojë për një ringritje të madhe që nga forma e organizimit ku organet vendimmarrëse të mos jenë fasadë, por vendimmarrëse, për marrjen e roleve të rinisë, të njerëzve që kanë pasion politikën, s’është punësim politika, por është pasion. Një vend pune nuk është partia politike“, tha ai.

Nishani theksoi se tashmë duhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit për secilin qark dhe marrje përgjegjësie nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Analiza e një fushatë nuk kryhet në 24 orë as 2 ditë pas, por me o afat. Duhet patjetër të zhvillohet, do analiza se ëhtë e ndryshme në zona të ndryshme.

Ajo që më ra në sy sa e preka terrenin gjatë fushatës, në shumë zona të Tiranës, PD nuk arriti të kontrollonte territorin dhe kjo u konfirmua me një fakt kokëfortë ,fakti më domethenës në parimin tim, pjesëmarrja shumë e ulët në qendrat e votimit.

Jemi me një pjesëmarrje jo vetëm më të ulët se 2017, që do të thotë së pari nuk ka mbështetje më qeveria aktuale, njerëzit nuk shkuan për ta mbështetur qeverinë aktuale, por nuk kanë besimin te opozita.

Mendoja që opozita do dinte të organizohej do dilte mbi atë pamundësi e papaftësi të artikulimit të një stukture të madhe gjithëpërfshirëse fituese e do dinte të gjente çelësin e suksesit gjatë fushatës.

Rezultoi që nuk e gjeti as gjatë fushatës.

Nëse kemi sot abstenim braktisje te qeverisja është e kuptueshme, por e papranueshme që te mekanizmi i vetëm që ka në demokraci për të rrezuar këtë model qeverisje që është opozita, opozita nuk e thithi elektoratin.

Unë prisja në normalitet të përfundonte procesi se trendi i humbjes u kap në 20-30 % të kutive, pritet i lihet afat 24 orë liderit për të përtypur humbjen e kur po prisnim të gjithë pa asnjë prononcim, fjalën e mesazhin e kryretyarit, përgjegjësit kreyesor të dështimit, Basha, atëherë kur pamë që ai në vend të kërkonte ndjesë për humbjen ,të reflektonte… Beteja nuk ka nisur, ka 8 vjet që e ka nisur, në momentin që nuk reflekton por me këmbëngulje ruan status quo-n e dështimit, cdo njeri që ka përgjegjësi qytetare e politike s’mund të bëhet pjesë e këtij dështimi e tentative për të ruajtur status quo-në.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *