“PD nuk vjen në pushtet duke u ndarë. Armiku ynë Rama, jo Basha!”- Demokratja pyet Berishën: Reaguat ndaj sulmit personal apo për ringritjen e partisë?!








Gjatë foltores së mbajtur sot në Elbasan, një anëtare e PD-së e ka pyetur Sali Berishën mbi qëllimet që ka ky i fundit për bashkimin e të gjitha deviacioneve të partisë në vite.

Ajo thekson se PD nuk vjen në pushtet duke u ndarë, duke shtuar se armiku i përbashkët është Rama dhe jo Basha.

berisha pyetje-pergjigje

Pyetje: Jam Anita Duhanxhiu, anëtare e PD-së që në krijimin e saj. Do ju bëja disa pyetje, që të jemi të gjithë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Doja t’ju pyesja ju z. Berisha, ku ishit ju kur përjashtoheshin të gjithë demokratët me kontribut nga PD-ja? A duhet ta gjykoj unë, si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo duhet ta gjykoj unë si kontribut për ringritjen edhe njëherë të vlerave të PD-së. E dyta, kjo foltore, ka si qëllim ridimensionimin tuaj në krye të lidershipit të PD-së, apo ringritjen e PD-së. Çfarë projekti keni ju z. Berisha për të bashkuar të gjitha deviacionet e PD-së ndër vite. Sepse nuk besoj se PD do të vijë në pushtet duke u ndarë. Z. Basha nuk është armiku ynë, kundërshtari ynë është qeveria në pushtet.

Berisha: E drejtë pyetja, ku isha unë kur u përjashtuan. Unë ju garantoj se ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e zotit me ndërmarr kundra teje çdo veprim politik, sepse ti i vrave politikisht. Unë nuk kisha projekt kthimi. Unë kam shprehur disaprovimin time qoftë për listën, qoftë për largimin e tyre. Pengesa ime ishte kjo se unë para shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim. Largimi im pa kthim pastaj më impononte mua që të vetëpërmbahesha. Kam thirrur ata në zyrë dhe kam biseduar me disa prej tyre. Kam kërkuar që ata të rinitegrohen në PD. I kam thënë atij prapë që me këtë akt dhe me atë marrëveshjen je një lider i thyer me këtë që bëre.

“Regjimi ka emrin banditokraci”- Berisha sulmon Ramën: Tha se ekonomia u rrit 18 për qind, por nuk ngrihen rrogat! Paratë shkojnë te klientela e qeverisë  

Në fjalën e mbajtur Berisha sulmoi qeverinë Rama, duke u shprehur se sot në Shqipëri rrogat janë 30 për qind më të ulëta se në vitin 2013. Berisha tha se të ardhurat nuk shpërndahen për shqiptarët, por shkojnë për klanet dhe klientelën e qeverisë.

Ky regjim që ështe instaluar në Shqipëri ka vetëm një emër, banditokraci, ose kakistokraci. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Balkanit dhe Europës. Shqiptarët kaluan nga vendi me të ardhura për frymë të ulëta në të mesme të larta. Po ku janë sot? Janë 30 për qind më ulet se në vitin 2013-të. Nëse kishim rrogat më të larta në rajon, ne kemi rrogat më të ulëta, përfshi Kosovën. Ku jemi sot? Jemi vendi ku janë investuar nga borxhet dhe taksat tuaja mbi 5 miliardë euro. Janë përfunduar gjithësej 34 kilometra autostradë të lëna në mes në 2013-ën.

Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të qeverisë. Njëri nga specialistët më të njohur të korrupsionit edhe vjedhjeve u tha shqiptarëve jemi rritur 18 për qind, të nesërmen kreu i Meduzës do deklaronte që kjo nuk përkthehej në rroga. Shqipëria zinte vendin e katërt në botë për shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Ku shkojnë sot këto? Kjo rritje që pretendon ai? Të gjitha shkojnë te klanet e qeverisë, te klientela e qeverisë. E cila dikton ligje për të marrë veprat publike, për të marrë shërbimet publike”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *