PD nxjerr videon: Shkelja e ligjeve nuk mund të bëhej pa miratimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për aferën 430 milionë euro






Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku ka atakuar kryeministrin Rama si personin kyç të përfshirë në të. Përmes një postimin në facebook, PD shkruan se shkelja e një sërë ligjesh të këtij vendi, nuk mund të kryhej pa miratimin e kryeministrit Rama.

app

Reagimit i është bashkangjitur dhe një video e drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kishta, teksa dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve se APP nuk ka raportuar asnjë procedurë për inceneratorin e Elbasanit.

Postimi i plotë i PD

Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës

Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;

APP ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.