PD prezanton nismën ligjore për ndryshimet kushtetuese/ Rushaj: Veting të politikanëve për të ndaluar aleancat e fshehta me krimin! Gjithashtu reformë zgjedhore e teritoriale








Partia Demokratike është rikthyer në tryezën e Këshillit të Legjislacionit, ku ka paraqitur dhe nismën e saj ligjore mbi ndryshimet kushtetuese. Në fjalën e tij hyrëse, kreu i Grupit Parlamentar Alfred Rushaj, prezantoi tre çështjet që përfshin kjo nismë, të cilat lidhen me vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore si dhe reformën territoriale.

rushaj

Rushaj e vendosi theksin tek vetingu i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë me qëllim që të shkëputen lidhjet e krimit të organizuar me politikën, në mënyrë që t’i hapet rruga demokratizimit të vendit.

Nisma e propozuar nga PD për vetingun përfshin vlerësimin e pastërtisë së figurës dhe të pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë, ku përfshihen kryeministri, ministrat, kryebashkiakët, deputetët, si dhe drejtues të lartë të institucioneve.

“Partia Demokratike ka paraqitur këtë nismë që përfshin në vetvete tre çështje, vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.

Duke filluar nga e para, vetingu i politikanëve, do doja ta nisja duke theksuar se integriteti i zyrtarëve është premisë për qeverisje demokratike dhe për një shtet të së drejtës. Sipas të dhënave të publikuara, bashkëpunimi mes krimit të organizuar me politikanëve, si dhe korrupsioni janë në nivele alarmante. Procesi i verifikimit të pasurisë bëhet aktualisht vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët. Është fakt që procesi i vetingut nuk po aplikohet për politikanët. Ne mendojmë se kjo do të ndikonte në demokratizimin e qeverisjes dhe do të ndalonte aleancat e fshehta para dhe pas zgjedhjeve mes politikanëve dhe krimit të organizuar. Vetingu duhet të aplikohet ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihet kryeministri, deputetët, ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore.

Paulo Borselino shprehej se ekziston një keqkuptim bazë, i cili thotë se politikani i cili shoqërohet me mafiozë nëse nuk dënohet është i ndershëm. Jo! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore, ndërkohë që është detyrë e institucioneve për të flakur politikanët e afërt me mafian, për të qenë të ndershëm dhe për tu shfaqur si të tillë. Ne mendojmë se vetingu i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë duhet të bëhet sa më shpejt”, tha Rushaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *