PD pritet të rifreskojë strukturat drejtuese/ Nga kryesia te sekretariatet, ndryshimet që do bëhen










Faza pas zgjedhjeve të 25 prillit ka qenë intensive në Partinë Demokratike. Menjëherë pas publikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kritikët e Lulzim Bashës kërkuan dorëheqjen e tij nga Partia Demokratike. Kjo bëri që në selinë blu të zhvilloheshin zgjedhje për kryetar partie më herët sesa parashikohej në statutin e PD-së (ndonëse ky nxitim u kritikua).

kuvendi kombetar i pd, basha

Në garën për kreun e PD-së përballë Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit, Basha arriti të rikonfirmohej bindshëm. E menjëherë pas rikonfirmimit të tij, Basha kërkoi edhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe miratimin e ndryshimeve statutore, por vetëm ato që kishte propozuar vetë kryedemokrati. Sipas ndryshimeve statutore, si kryesia dhe numri i sekretariateve do të jetë më i madh. Kështu, në javët në vijim Lulzim Basha pritet që të njoftojë mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar për të zgjedhur kryesinë e re të Partisë Demokratike dhe sekretarët.

Në fakt, ky proces ishte parashikuar të bëhej në javën e parë të gushtit, para se të nisnin pushimet, por duket se vizita e beftë e kryediplomates amerikane Yuri Kim, që kërkoi përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, zhvendosi prioritetet. Ky proces pritet që të kryhet para se të nisë legjislatura e re parlamentare.

Megjithatë, kreu i PD-së deri më tani nuk ka komunikuar me asnjë nga deputetët e zgjedhur apo persona të tjerë për të saktësuar se sa do të jetë numri i anëtarëve të kryesisë së PD-së apo edhe numri i sekretariateve. Aktualisht ajo që dihet është se numri do të jetë më i madh. E ndërsa ende nuk dihet se kush do të jenë emrat e nominuar për në sekretariate e kryesi, në selinë blu sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi, aktualisht mban dy përgjegjësi. Postin e sekretarit të përgjithshëm dhe postin që iu delegua nga kryedemokrati Basha pas largimit të Sahit Dollapit. Bëhet fjalë për postin e sekretarit organizativ.

Shtatori, muaji vendimtar për Berishën

Para se të merrte zyrtarisht pushimet verore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Në atë takim kryediplomatja i kërkoi Bashës që të rishikonte listën e deputetëve që do të futeshin në Parlament në shator, duke kërkuar distancimin nga ish-kryedemokrati Sali Berisha, pasi ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA. Ndërkohë, në deklaratën jashtë selisë së PD-së, ambasadorja Kim tha se muaji gusht duhet të shërbejë si reflektim për këdo, në mënyrë që të kthehen me ide të freskëta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *