PD publikon videon me 4 mesazhet e Bashës: Jemi të vendosur për të ecur përpara! Edhe ish-qeveria jonë ka patur korrupsion, por…









Partia Demokratike ka publikuar videon me një pjesë nga deklarata e kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili thotë se PD është e vendosur të ecë përpara drejt të ardhmes që shqiptarët duan dhe meritojnë.

 

Sipas Lulzim Bashës lufta kundër korrupsionit njësoj si dekriminalizimi i politikës është jetike për Shqipërinë. Ai thotë se mbështet drejtësinë për të luftuar korrupsionin.

Kryedemokrati thekson se edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka patur korrupsion, por thekson se jane te vendosur per ta luftuar dhe per ta lene pas te shkuaren.

“Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe.

Lufta kundër korrupsionit njësoj si dekriminalizimi i politikës është jetike për Shqipërinë. Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur.

Ndaj për Partinë Demokratike dhe për mua si kryetar i saj, misioni numër një është lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit.

Përshëndes dhe mbështes drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij armiku të mirëqenies së shqiptarëve. Partia Demokratike e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku të çdo shqiptari, që është korrupsioni.

Edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët pa patur një luftë pa kompromis dhe pa ngjyra politike kundër korrupsionit në nivele të larta.

Ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga pjesa e keqe e të kaluarës tonë dhe të zgjedhim të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Bashës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.