PD rendit faktet: Zbulojnë përfshirjen e deputetit socialist Alqi Bllako në aferën e inceneratorëve. Drejtësia të tregojë që të gjithë janë të barabartë para ligjit






Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja në një deklaratë për mediat ka renditur faktet që sipas PD zbulojnë përfshirjen e deputetit socialist Alqi Bllako në aferën e inceneratorëve.

geshteja

“Drejtësia duhet te tregoje se te gjithë janë te barabarte para ligjit. Pavarësisht presionit, qe sigurisht ne një afere ku është përfshirë gjysma e qeverise është e madhe, kjo është prova për pavarësinë e drejtësisë”, tha deputeti demokrat.

“Faktet kryesore
Përveç zyrtareve te tjerë ne këtë procedure ka qene dhe Bllako:

– Z. Bllako ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka qenë në të gjitha shkresat si person në dijeni apo si person që ka drejtuar shkresat. Bllako ka qenë një person në dijeni kur është lajmëruar për gjendjen e emergjencës, më pas ka qenë pjesë e akteve dhe shkresave që kanë kaluar për këtë çështje.

– Bllako është i përfshirë dhe në lidhje me inceneratorin e Fierit, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ai ka qenë në dijeni të kompanisë që fitoi tenderin dhe koncesionin. Ai ka qenë në dijeni edhe se kompania ITS, që ishte kompania që merrte kontratat nga Albtek Energy, ishte aksionare në inceneratorin e Fierit. Sakaq kur u bë drejtor i AKUM ai ka qenë person përgjegjës dhe i përfshirë në lidhje me amendimin e kontratës së këtij inceneratori pasi ajo është firmosur prej tij.

– Tek inceneratori i Tiranës ai ka qenë i përfshirë në letër këmbimet me ministrin Ahmetaj në kuadrin e personit në dijeni dhe gjithashtu i ka dërguar një letër Erion Veliaj (në fund të shkurtit) si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

– Alqi Bllako ka marrë përsipër një risk për buxhetin e shtetit pasi ai ka pranuar që dy kompani pa kapital dhe pa të ardhura të mjaftueshme të fitojnë koncesionin e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë që më vonë ka detyruar buxhetin e shtetit që të çelë pagesa ndonëse kompanitë kishin premtuar se kishin të ardhurat e tyre. Kjo ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit.

– Babai i Alqi Bllakos, Edmond Bllako, rezulton të jetë i punësuar në një kompani koncesionare për të cilën djali i tij ka qenë personi numër dy përgjegjës si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Gjithashtu edhe si person përgjegjës kur ka qenë në krye të AKUM.

– AKUM e drejtuar nga Bllako ka urdhëruar mbylljen e Porto Romanos, duke lënë Durrësin pa një vend depozitim, duke shtyrë Bashkinë Durrës për të negociuar me Inc Tiranës.

– Bllako gjithashtu ka kryer një negocim pa shpallje për EKO Park me vlerën 15 mln euro Tenderi Porto-Romanos që është negocim pa shpallje me vlerë 15 mln euro.

Është e qarte qe ne po ju shpalosim shqiptareve, abuzimin, mos respektimin e ligjit, papërgjegjshmërinë, dhe tashme drejtësia duhet te tregoje se te gjithë janë te barabarte para ligjit. Pavarësisht presionit, qe sigurisht ne një afere ku është përfshirë gjysma e qeverise është e madhe, kjo është prova për pavarësinë e drejtësisë”, tha Geshtenja.

KONFERENCA E DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LEFTER GËSHTENJA

Komisioni Hetimor për inceneratorët ka vërtetuar atë që PD ka thënë gjatë gjithë kohës:

Qeveria Rama abuzoi me 430 milionë euro te qytetarët shqiptarë.

Unë doja te përsërisja disa pyetje për te gjithë zinxhirin e zyrtareve te përfshirë ne këto koncesione:

Perse nuk ka pasur garë reale ne asnjërën nga koncesionet, pra një procedure konkurruese siç e përcakton ligji, ne mënyrë qe te zgjidhej oferta me e mire tekniko ekonomike.

Perse kompanitë fituese janë te regjistruar pak dite para dorëzimit te studimit te fizibilitetit, për me tepër te pacilësuara ne fushën e menaxhimit, trajtimit te mbetjeve apo incenerimit?

Si ka mundësi qe i njëjti Autoritet kontraktor, për te njëjtin shërbim ka ndjekur tre procedura te ndryshme. Elbasani PPP me negocim pa shpallje, fieri PPP negocim me shpallje dhe Tiranë me Koncesion.

Si shpjegohet qe ne te treja koncesionet janë përfshirë te njëjtët njerëz, te njëjtët persona si nga ana e koncesionarit ashtu edhe nga ana e qeverise?

A ka dyshime qe inceneratorët janë ne pune apo jo , mjafton një fakt qe shume i thjeshte qëllimi për te cilin është investuar: është djegia e mbeturinave e për rrjedhojë duhet te prodhojnë energjie. Sot askush nuk prodhon energji dhe nuk kane kontrata me OSHE apo EREN.

Faktet kryesore
Përveç zyrtareve te tjerë ne këtë procedure ka qene dhe Bllako:

– Z. Bllako ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka qenë në të gjitha shkresat si person në dijeni apo si person që ka drejtuar shkresat. Bllako ka qenë një person në dijeni kur është lajmëruar për gjendjen e emergjencës, më pas ka qenë pjesë e akteve dhe shkresave që kanë kaluar për këtë çështje.

– Bllako është i përfshirë dhe në lidhje me inceneratorin e Fierit, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ai ka qenë në dijeni të kompanisë që fitoi tenderin dhe koncesionin. Ai ka qenë në dijeni edhe se kompania ITS, që ishte kompania që merrte kontratat nga Albtek Energy, ishte aksionare në inceneratorin e Fierit. Sakaq kur u bë drejtor i AKUM ai ka qenë person përgjegjës dhe i përfshirë në lidhje me amendimin e kontratës së këtij inceneratori pasi ajo është firmosur prej tij.

– Tek inceneratori i Tiranës ai ka qenë i përfshirë në letër këmbimet me ministrin Ahmetaj në kuadrin e personit në dijeni dhe gjithashtu i ka dërguar një letër Erion Veliaj (në fund të shkurtit) si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

– Alqi Bllako ka marrë përsipër një risk për buxhetin e shtetit pasi ai ka pranuar që dy kompani pa kapital dhe pa të ardhura të mjaftueshme të fitojnë koncesionin e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë që më vonë ka detyruar buxhetin e shtetit që të çelë pagesa ndonëse kompanitë kishin premtuar se kishin të ardhurat e tyre. Kjo ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit.

– Babai i Alqi Bllakos, Edmond Bllako, rezulton të jetë i punësuar në një kompani koncesionare për të cilën djali i tij ka qenë personi numër dy përgjegjës si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Gjithashtu edhe si person përgjegjës kur ka qenë në krye të AKUM.

– AKUM e drejtuar nga Bllako ka urdhëruar mbylljen e Porto Romanos, duke lënë Durrësin pa një vend depozitim, duke shtyrë Bashkinë Durrës për të negociuar me Inc Tiranës.

– Bllako gjithashtu ka kryer një negocim pa shpallje për EKO Park me vlerën 15 mln euro Tenderi Porto-Romanos që është negocim pa shpallje me vlerë 15 mln euro.

Është e qarte qe ne po ju shpalosim shqiptareve, abuzimin, mos respektimin e ligjit, papërgjegjshmërinë, dhe tashme drejtësia duhet te tregoje se te gjithë janë te barabarte para ligjit. Pavarësisht presionit, qe sigurisht ne një afere ku është përfshirë gjysma e qeverise është e madhe, kjo është prova për pavarësinë e drejtësisë

Pasi të keni parë dhe dëgjuar të gjitha faktet ne Raportit Përfundimtar Te Komisionit Hetimor, çdo shqiptar duhet të pyesë veten se në cilën anë dëshiron të jetë.

Në anën e korrupsionit, në anën e hajdutëve? Apo në anën e njerëzve që e kundërshtuan atë, me qëndrime të forta, pa u dorëzuar kurrë?

Përgjigja është e qartë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.