PE i heq imunitetin Eva Kailit

12:37 07/02/2024

Ky vendim i hap rrugën hetimit për përfshirjen e saj në një krim financiar

Parlamenti Evropian i ka hequr imunitetin ish-zëvendëspresidentes Eva Kaili, duke i hapur rrugën hetimit për përfshirjen e saj në një rast mashtrimi financiar nga viti 2015.

Ky rast nuk ka lidhje me skandalin e korrupsionit ‘Katargate’, në të cilin është përfshirë politikania me origjinë greke. Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian akuzohet se ka shpenzuar nga 120,000 deri në 150,000 euro para publike.

Eurodeputetja greke dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e saj zyrtar duke organizuar një skemë false pune dhe ryshfetesh me disa ish-asistentë. Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me 5 deri në 15 vjet burg sipas ligjit grek.

Eva Kaili, ashtu si edhe të dyshuarit e tjerë në çështjen ‘Katargate’, akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Kjo çështje shkaktoi valë reagimesh në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë parash për favore që përfshinte shuma të mëdha dhe dhurata që dyshohet se janë paguar nga Katari për të ndikuar në politikën e Parlamentit Evropian.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts