Pekin, Xi: Ushtria kineze të jetë e gatshme në çdo kohë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar

Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje që ushtria e vendit të jetë vazhdimisht e gatshme përballë “paqëndrueshmërisë” dhe “pasigurisë”.

”Të gjitha forcat e armatosura duhet gjithmonë të jenë të gatshme t’u përgjigjen të gjitha llojeve të situatave komplekse dhe të vështira”, theksoi Xi në një takim me delegacionin ushtarak në Kongresin Popullor Kombëtar (NPC).

”Plani i ri pesë-vjeçar nga 2021 në 2025 siguron një pikë të mirë fillestare për forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe ushtrisë”, theksoi Xi.

Në fund të takimit, NPC miratoi një projekt që përshkruan kursin e caktuar dhe një rritje prej 6,8% të shpenzimeve ushtarake për këtë vit.

Xi tha se plani kishte të bënte me ndërtimin e një “parandalimi strategjik të nivelit të lartë” dhe se Ushtria Çlirimtare e Popullit duhet “të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *