Pekini nis testimin masiv pas rritjes së rasteve me Covid

pekini nis testimin masiv pas rritjes se rasteve me covid
pekini nis testimin masiv pas rritjes se rasteve me covid

09:19 25/04/2022

Kryeqyteti kinez, Pekini, ka nisur testimin masiv për miliona banorë pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Rajoni Chaoyang raportoi 26 raste gjatë fundjavës, numri më i lartë deri më tani gjatë javëve të fundit në Pekin.

Pas këtyre shifrave, 3.5 milionë banorët e këtij rajoni do t’i nënshtrohen testimit masiv përmes 3 raundeve.

Por pas këtij njoftimi të autoriteteve shëndetësore, banorët janë dyndur nëpër supermarkete dhe dyqane për të grumbulluar furnizime ushqimore.

Mediat vendase publikuan imazhe nga radhët e qytetarëve jashtë dyqaneve.

Frika është se Pekini mund të përballet me një situatë të ngjashme si Shangai, që për javë të tëra 25 milionë banorët e qytetit u izoluan në shtëpitë e tyre pas rritjes së numrit të infektimeve.

Për këtë arsye qytetarët e rajonit Chaoyang në Pekin nxituan të blejnë produkte ushqimore.

Për shkak të fluksit të banorëve, supermarketet kryesore në Shangai u detyruan të zgjarin oraret e tyre për të përballuar rritjen e kërkesës. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts