Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të Covid-19

pekini teston miliona banore pas shperthimit te ri te covid 19
pekini teston miliona banore pas shperthimit te ri te covid 19

13:20 13/06/2022

Autoritetet në Pekin kanë rritur përpjekjet për të penguar përhapjen e COVID-19, pas identifikimit të një vatre të re. Shpërthimi i ri i SarsCovid2 ka të bëjë me gjurmimin e 200 rasteve të reja në një bar  i cili u rihap javën e kaluar pas lehtësimit të  kufizimeve.

Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit  ku gjendet  edhe vatra e re ka nisur testimin masiv të 3.5 milionë banorëve.

Mësohet se nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike  ndërsa të gjitha ambientet janë dezinfektuar.Shpërthimet e reja me covid-19  po rrisin shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe  efektet negative në botë. Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor të qytetit më të madh kinez atij të  Shangait.

Teksa pjesa më e madhe e botës po përpiqet që të jetojë me virusin Kina është e vendosur  të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID -19.”

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts