Pele vdiq në moshën 82-vjeçare, por nëna e tij është ende gjallë! Ajo nuk donte që djali të bëhej futbollist. Dedikimi prekës i legjendës një muaj më parë









Legjenda e futbollit brazilian Pele vdiq dje në moshën 82-vjeçare, por nëna e tij Celeste është ende gjallë dhe ajo sapo i ka kaluar të 100-at.

nena e peles

Në momentet e fundit të jetës së Pele, të gjithë të afërmit e tij ishin pranë, por personi që i dha jetë nuk do mund t’i japë lamtumirën e fundit, pasi ajo është shumë e sëmurë dhe nuk mund të ecë.

Megjithatë mediat raportojnë se funerali i Peles do të kalojë pranë shtëpisë së Celeste në Santos dhe ndoshta nëna e tij mund ta shohë djalin e saj në udhëtimin e tij të fundit.

Pak më shumë se një muaj më parë në profilin e Peles në Instagram u publikua një postim kushtuar ditëlindjes së saj:

“Sot festojmë 100 vjetorin e Celeste. Që në moshë të re, ajo më mësoi vlerat e dashurisë dhe paqes. Unë kam qindra arsye për të qenë mirënjohës që jam djali i saj. Këto foto po i ndaj me ju duke e festuar këtë ditë me shumë emocion. Faleminderit për çdo ditë pranë jush, mami.”

Celeste lindi në shtetin Minas Gerais, por pas lindjes së Pele, ajo u transferua në Sao Paulo në kërkim të një jete më të mirë.

Aty Pele filloi stërvitjen në akademinë e klubit Bauru dhe më pas u vu re nga Santos.

Celeste, nuk ishte e kënaqur me zgjedhjen e djalit të saj sepse Dondinho, babai i Peles, nuk kishte një karrierë futbolli. Ai luajti në disa klube braziliane, por futbolli nuk i solli shumë para.

Celeste dhe Dondinho u martuan në 1939, dhe në 1940, lindi Pele – Celeste ishte vetëm 18 vjeç.

Ndërkohë Dondinho, babai i Pele vdiq në 1996 kur ai ishte 79 vjeç.

Në vitin 1966, kur Pele ishte tashmë dy herë kampion bote, Celeste mori çmimin “Nëna e Vitit” nga gazeta braziliane O Globo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com