Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Basha uron besimtarët bektashinj! I bën thirrje autoriteteve: Lehtësoni qarkullimin e mjeteve










lulzim basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së Abaz Aliut.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha i uron qytetarët që marrin pjesë në Pelegrinazhin në Malin e Tomorrit duke vlerësuar sakrificën e tyre.

Ai thotë se Mali i Tomorrit është burim paqeje dhe shprese. Për situatën e krijuar nga fluksi i automjeteve, Basha i bën thirrje autoriteteve që të lehtësojnë qarkullimin dhe të jenë të vëmëndshëm për çdo emergjencë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *