Pelosi krah presidentes së Tajvanit: Erdhëm që ta bëjmë të qartë se nuk do t’ju braktisim

pelosi krah presidentes se tajvanit erdhem qe ta bejme te qarte se nuk do tju braktisim
pelosi krah presidentes se tajvanit erdhem qe ta bejme te qarte se nuk do tju braktisim

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se dëshiron ta bëjë “të qartë” se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Tajvanin, ndërsa fliste nga zyra presidenciale në Taipei.

“Sot, delegacioni ynë… erdhi në Tajvan për ta bërë të qartë se nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit dhe ne jemi krenarë për miqësinë tonë të qëndrueshme”, tha Pelosi, duke qëndruar pranë Presidentes Tsai Ing-wen pasi mori nderimin më të lartë civil të Tajvanit.

“Tani më shumë se kurrë, solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar dhe ky është mesazhi që ne po sjellim këtu sot”, tha Pelosi.
“Mezi pres ta ekspozoj këtë çmim në zyrën e Kryetarit, ose ta vendos atje, në Kapitol si një simbol i miqësisë sonë të çmuar”, tha ajo për nderin civil.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts