Pendarovski: Hetim të shpejtë për zjarrin në Tetovë, të dëshmojmë se jemi shtet

Presidenti Stevo Pendarovski pas vizitës që i bëri spitalit të shkrumbuar nga zjarri mbrëmë në Tetovë tha se prokurori që udhëheq hetimet ka urdhëruar që brenda pesë ditëve të gjithë prokurorët tjerë të përgatisin raport brenda pesë ditëve.

Pendarovski tha se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.

“Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu. Festuam 30-vjetorin e pavarësisë, pikërisht në këto raste duhet të dëshmojmë që e meritojmë dhe që jemi shtet me të gjitha nishanet”, -pohoi Pendarovski.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *