Pentagoni do të lirojë nga shërbimi ushtarët e pavaksinuar kundër COVID-19

pentagoni do te liroje nga sherbimi ushtaret e pavaksinuar kunder covid 19
pentagoni do te liroje nga sherbimi ushtaret e pavaksinuar kunder covid 19

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se do të lirojë nga shërbimi ata ushtarë që kanë refuzuar të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, ushtria tha se do të “nisë menjëherë procedurat për largimin e çdo ushtari që ka refuzuar urdhrin e vaksinimit kundër COVID-19-s dhe të atyre që nuk kanë një dëshmi të miratuar ose në pritje, për t’u përjashtuar nga ky rregull”.

Deklarata thotë se urdhri vlen për ushtarët, rezervistët e ushtrisë në detyrë dhe kadetët.

Direktiva u lëshua nga Sekretarja e Ushtrisë Christine Wormuth, e cila tha nëpërmjet një deklarate se: “gatishmëria e ushtrisë varet nga ushtarët që janë të përgatitur për t’u trajnuar, dislokuar, luftuar dhe fituar luftërat e kombit tonë. Ushtarët e pavaksinuar paraqesin rrezik për forcën (ushtarake amerikane) dhe rrezikojnë gatishmërinë e saj”.

Disa ligjvënës republikanë kanë shprehur dyshime mbi urdhrat për vaksinimin e detyruar të pjesëtarëve të ushtrisë amerikane. Senatori i Oklahomas, James Inhofe, republikani më i lartë i Komisionit të Forcave të Armatosura, në një postim në rrjetin Twitter javën e kaluar shkruante se “miliona dollarë të taksapaguesve do të shpenzohen për shkarkimin e trupave ushtarake të pavaksinuara dhe rekrutimin e atyre që do t’i zëvendësojnë”.

Ushtarët e pavaksinuar, por që kanë kërkuar të përjashtohen nga ky urdhër për arsye mjekësore ose fetare, do të përjashtohen përkohësisht nga kërkesa për vaksinim të detyruar kundër COVID-19, deri në marrjen e vendimit mbi kërkesat e tyre. Ushtarëve që dalin në pension më ose para 1 korrikut 2022, do t’u jepet një përjashtim i përkohshëm.

Ushtria tha se prej 26 janarit 2022, 96 për qind e personelit të saj në detyrë aktive dhe 79 për qind e rezervistëve janë vaksinuar plotësisht. Po kështu nga 709 aplikime për të siguruar përjashtim për arsye mjekësore, janë miratuar vetëm gjashtë, 656 kërkesa janë refuzuar dhe 53 janë ende në shqyrtim.

Nga ana tjetër nga 2,910 kërkesa për përjashtim për arsye fetare, nuk është miratuar asnjë, 266 janë refuzuar ndërsa 2,644 po shqyrtohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts