Pentagoni: Përfundon tërheqja e trupave ruse nga Kievi & Chernihiv

09:26 07/04/2022

Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA thonë se tërheqja e Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv-it tashmë ka përfunduar.

“Forcat ruse pranë Kievit dhe Chernihiv kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga zona për t’u rikonsoliduar dhe ripërtërirë në Bjellorusi dhe Rusi”, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i Pentagonit.

“Nuk po shohim forca ruse në Kiev apo rreth tij, ashtu sikurse në Chernihiv”, shtoi më vonë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk kishte arritur asnjë prej qëllimeve të tij strategjike”.

“Në të vërtetë ai po merr kontrollin e një qendre të vogël popullsie… Ata nuk e kanë marrë Kharkivin.”

Kjo vjen disa ditë pasi Rusia njoftoi se do të përqendrojë përpjekjet e saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trupat ruse mund të kthehen në Kiev në të ardhmen dhe se mbetet e paqartë nëse trupat që tërhiqen do të kthehen.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, njësitë ruse që tërhiqen nga rrethi i Kievit nuk ka gjasa të “rifitojnë efektivitetin luftarak për ca kohë”.

Nga 130 batalionet ruse që janë dërguar në Ukrainë, më shumë se 80 mbeten ende në vend, tha zyrtari.

Associated Press, duke cituar një zyrtar amerikan të mbrojtjes, raportoi se numri i trupave ruse që u tërhoqën arrin në të paktën 24,000 burra./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.