Pentagoni zbulon gafën, SHBA i ka dërguar 6.2 mld dollarë më shumë Ukrainës pas gabimit në llogaritje

pentagoni zbulon gafen shba i ka derguar 6 2 mld dollare me shume ukraines pas gabimit ne llogaritje

Pentagoni ka zbuluar një gabim të madh që ka bërë në llogaritje gjatë përgatitjes së ndihmave për Ukrainën, gabim i cili i ka kushtuar plotë 6.2 miliardë dollarë nga taksat e amerikanëve.

Ukraina është duke ngritur një kundërofensivë për të rimarrë pjesë të territorit të saj dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po u kërkon mbështetësve të dërgojnë sa më shumë ndihma, sa më shpejt të jetë e mundur.

Gabimi, i cili u raportua për herë të parë muajin e kaluar me një shumë më të ulët prej rreth 3 miliardë dollarë, ndodhi sepse zyrtarët e Pentagonit llogaritën gabimisht totalin duke përdorur vlerat zëvendësuese për armët, në vend të vlerave të tyre aktuale, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Llogaritja përfundimisht u zvogëlua me 2.6 miliardë dollarë në vitin fiskal 2022 dhe 3.6 miliardë dollarë në 2023, tha ajo të martën. Administrata e presidentit Joe Biden ka dërguar më shumë se 40 miliardë dollarë në ndihma për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj, 16 muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts