Pep Guardiola parashikon vuajtje ndaj PSG

22:00 27/09/2021

Trajneri i City nuk e di se si të ndalë sulmin e parisienëve të përbërë nga Messi-Neymar-Mbappe

Pep Guardiola e panoi se sulmi i PSG-së është i pandalshëm dhe ai pret që skuadra e tij Manchester City të vuajë në përballjen e së martës mbrëma në Ligën e Kampioneve.

I gatshëm për parisienët pritet që të jetë edhe Leo Mesi , i cili pasi mungoi në dy takimet e fundit, duket se e ka lënë pas dëmtimin.

Bashkë me Neymar dhe Kilian Mbappe ai pritet që të luajë kundër “qytetarëve”, e kjo do të jetë hera e dytë që prej transferimit të argjentinasit e formimit të kësaj tresheje në ofensivë.

Guardiola thotĂ« se ai u befasua nga vendimi i  “Pleshtit” pĂ«r t’u larguar nga Barcelona e pĂ«r t’u transferuar nĂ« kryeqytetin francez.

“Çfarë duhet që të bëjmë ne? Nuk e di. Kaq shumë cilësi, nuk e di se si t’i ndaloj ata. Janë kaq të mirë, e kaq shumë talent t’i bën gjërat shumë të vështira. Ne duhet që të mbrojmë saktë. Ky talent nuk mund të ndalet. Duhet që ta bëjmë si ekip, të jemi kompakt, ta ndihmojmë njëri-tjetrin. E di që do të vuajmë. Të bëhemi gati të vuajmë për 90 minuta”.

City që është kampioni në fuqi i Premier Ligës e ka mbajtur portën të paprekur në pesë takime radhazi në kampionat, ndërsa në sfidën hapëse të Ligës së Kampioneve kundër Lejpzigut pësoi tri gola.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *