Pep u godit me birrë, Vërsaljko pështyu Uokerin/ Kaosi në ndeshjen e Champions-it, Atletiko rrezikon dënimin









Atletiko e Madridit mund të ndëshko het nga UEFA si rezultat i serisë së ngjarjeve të dhunshme që përfshinë ndeshjen çerekfinale të Champions-it kundër Mançester Sitit të mërkurën në “Wanda Metropolitano”. Kampionët e Spanjës u eliminuan pas barazimit 0- 0, ndërsa në “Etihad” ishin mundur 1-0.

ojjlkjlk

Por përplasjet e dhunshme mes lojtarëve në fushë, u transferuan më pas edhe në tunelin e stadiumit. Lojtarët e Simeones nuk i mbajtën dot nervat nga vonesat e lojës së anglezëve në pjesën e dytë dhe në fund të ndeshjes gjakrat u nxehën akoma më shumë pas një faulli ndaj Fodenit. Felipe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, përpara se Saviç, ish-mbrojtësi i Sitit, sulmoi Fodenin e shtrirë në fushë.

Ky i fundit u përfshi edhe në një përplasje fizike me Grilishin. Skenat u bënë edhe më të dhunshme pas ndeshjes, kur skuadrat iu drejtuan tunelit. Grilish dhe Saviç vijuan të shkëmbenin fjalë, përpara se t’i ndanin. Por në atë moment Uoker i hodhi benzinë zjarrit. Ai shtyu fizioterapistin e Atletikos, David Lora ndërsa ndërhyri Vërsaljko, i cili pështyn drejt mbrojtësit anglez. Kamerat kanë kapur më pas momentin kur ndërhyjnë edhe forcat e policisë për të shuar sherrin. Ndërsa arbitri gjerman Daniel Zibert e nxori vetëm një herë kartonin e kuq, UEFA mund të sjellë ndëshkime të tjera.

Përmes një komunikate, qeveria europiane e futbollit njoftoi se është në pritje të raportit të arbitrit dhe delegatit të ndeshjes përpara se të vendosë për hapjen e një procesi disiplinor. Tensionit nuk i ka shpëtuar as trajneri Pep Guardiola, i cili thuhet se është goditur me shishe birre, por ai nuk preferoi të thoshte diçka më tepër gjatë konferencës së tij. Edhe Simeone heshti, madje ai u largua i nervozuar nga konferenca kur një gazetar e provokoi kur e pyeti nëse kishte ndonjë këshillë për Realin se si ta mundte Sitin në gjysmëfinale.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.