Pëplasjet në PD/ Artur Zheji: Cilit doktor t’i besoj? E ktheu Bashën nga “kryeëngjëll” në “kryedjall”





Analisti Artur Zheji teksa ka bërë një analizë të situatës politike në kampin e djathtë, ka zgjedhur që të mos jetë me asnjërën nga palët.

Artur Zheji

I ftuar në Top News Zheji u shpreh se nuk e kupton sjelljen e Berishës i cili e ktheu Bashën nga “kryeëngjëll” në “kryedjall”, ndaj dhe nuk mund t’i besoj.

Zheji theskom se nuk mund t’i besoj as Bashës me heshtjen e tij të pajustifikueshme.

“Jam tifoz me demokracinë shqiptare. Opozita doli mirë në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se nuk doli fituese. Nuk kishte asnjë bashki në dorë, duke marrë parasysh se nuk kishte asgjë në dispozicion, mori rezultat të mrekullueshëm. Jam tifoz me atë që sjell fitore.  Fitore ka sjellë Sali Berisha, por humbi në 2013.

Berisha e bëri Bashën nga kryeengjëll në kryedjall. Cilit doktor t’i besoj? Nga ana tjetër Basha ka një heshtje të pajustifikueshme. Nuk duhet të ketë komplekse, që t’i flasë bazës. Situata është humbëse nga të gjithë krahët. Kur demokracia humbet, nuk kam se me kë të bëj tifo”, tha Zheji në emisionin “Breaking” në Top News.

Sipas Zhejit, PD konsiderohet si e pabesueshme nga SHBA dhe e gjithë kjo situatë që po ndodh tek opozita, vetëm sa e ndihmon Edi Ramën.

“SHBA tha nuk dua që PD të hajë bar. Në shqip tingëllon shumë keq, megjithëatë qëllimin e ka arritur. PD konsiderohet një parti e pabesueshme, me tendenca antiamerikane. Kjo ndihmon Ramën dhe PS. Kjo është e dhimbshme për demokracinë dhe autokracinë që po projekton Edi Rama”, tha Zheji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *