Për 2 muaj përdori telefonin e saj duke u paraqitur si ajo/ Arrestohet burri, akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e bashkëshortes

per 2 muaj perdori telefonin e saj duke u paraqitur si ajo arrestohet burri akuzohet per vrasjen dhe zhdukjen e bashkeshortes
per 2 muaj perdori telefonin e saj duke u paraqitur si ajo arrestohet burri akuzohet per vrasjen dhe zhdukjen e bashkeshortes

Zhdukja e një gruaje fsheh një tjetër vrasje. Pika e kthesës ka ardhur në rastin e Francesca Deidda, 42-vjeçares nga San Sperate e Sardenjës, për të cilën nuk kishte asnjë lajm prej rreth dy muajsh.

Karabinierët e kompanisë së Iglesias arrestuan bashkëshortin e gruas, Igor Sollai, një shofer kamioni 43-vjeçar, me akuzën e vrasjes së rëndë dhe fshehjes së kufomës. Burri ndodhet aktualisht në burg dhe nuk ka folur para hetuesve, duke shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.

Hetimet nisën në mesin e majit, kur në tavolinën e policisë së Iglesias mbërriti raporti i zhdukjes nga vëllai i gruas dhe një kolege e saj. Kështu nisën kërkimet dhe kontrollet e hetuesve, të cilët intervistuan gjerësisht edhe bashkëshortin e gruas. Sipas hetuesve, pasi gruas i kishin humbur gjurmët, burri përdorte celularin e gruas së tij për t’i bërë miqtë dhe të afërmit të besonin se ajo ishte ende gjallë. Pikat e vetëvrasjes dhe arratisjes vullnetare u hodhën menjëherë dhe hetimet u fokusuan në sjelljen e bashkëshortit.

Zhdukja e gruas ishte denoncuar nga vëllai i saj në San Sperate.

“Mospërputhjet në versionet e ofruara në polici na lejuan të thelloheshim më thellë në situatën dhe të zbulonim se pasi vrau gruan e tij ai e kishte ‘zëvendësuar’ atë.

Ka qenë ai që u ka shpjeguar miqve dhe të afërmve të viktimës se bëhet fjalë për një ndarje vullnetare, por pa dashur të flasë asnjëherë në telefon. Me një email ka njoftuar edhe largimin.

Karabinierët kanë mbledhur mjaft elementë për të vënë nën akuzë 42-vjeçarin dhe mëngjesin e sotëm u arrestua me urdhër nga Prokuroria e Cagliarit. Shtëpia ku jetonte çifti është sekuestruar, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të trupit të Françeska Deidës.

Ajo që e gozhdon burrin do të ishte “prova e marrë nga analiza e gjurmëve kompjuterike të lëna nga i dyshuari edhe në dritën e mospërputhjeve ekzistuese në versionet e ofruara në polici në ditët para zhdukjes së gruas së tij”.

Policia ka rindërtuar lëvizjet dhe sjelljet e 43-vjeçarit, duke konstatuar sesi ai kishte “zëvendësuar” bashkëshorten si me të afërmit ashtu edhe me punëdhënësin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts