“Për çfarë lloj divorci po flasim”/ Kanye West rrëfehet si asnjëherë tjetër: Unë dua të jem me familjen time, nuk e duroj famën e Kim (Video)

West Kanye nuk duket të pranojë faktin se ai dhe Kim Kardashian  nuk janë së bashku, pavarësisht nëntë muajve tyre që jetojnë larg.

Reperi i njohur së fundmi ka dhënë një intervistë të plotë në emisionin “Drink Champs” dhe ka pranuar se pavarësisht divorcit që i ka ardhur, ai dëshiron të jetë me “ ish- bashkëshorten ” .

Në fakt, ai fajësoi emisionin Saturday Night Live , ku shfaqej Kim Kardashian, pasi sipas tij produksioni e detyroi të thoshte frazwn “ U divorcova nga ai  për  arsye komerciale ”.

“Për çfarë lloj divorci po flasim?” Unë as që i kam parë letrat e mia. “Po ta marrim realisht as që ndahemi”, tha reperi.

Më pas ai shpjegoi se dëshira e fëmijëve të tij dhe atij vetë është të jenë së bashku.

Kim Kardashian E Kanye West

“Ajo që ata duan janë prindërit e tyre së bashku. Kjo është ajo që unë dua, të jem me familjen time,” tha ai .

Reperi fsheh shumë inat pasi beson se disa të tretë ia kanë “fryrë mendjen” me idenë e divorcit.

“Nuk e duroj famën e saj, as dadot e fëmijëve tanë”, shpjegon ai për publicitetin e papritur që Kim mori pas lajmit të divorcit.

Kanye West Buys Kim Kardashian Miami Condo

Nga ana tjetër, sigurisht, ndoshta takimi romantik i fundit i Kim me Pete Davidson të jetë arsyeja e ‘ gatishmërisë së papritur ‘  të Ëest Kanye për të rifitojë ish-bashkëshorten.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *