“Për Dritan Lelin nuk ka më vend”/ Pas deklaratave të Ramës në Asamblenë e Vlorës, kryebashkiaku flet për mbledhjet e këshillit: Personalisht, nuk e kam kuptuar ende…






Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, për mbledhjen e radhës që i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të zhvillohej këtë të martë.

Dritan Leli

Sipas tij, refuzimi nga anëtarët e Këshillit Bashkiak tregon një situatë jo normale, ndërsa thekson se ditët në vijim, ai nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhje për shkak të axhendës së programuar më parë.

“Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!

Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim”.

Kujtojmë që reagimi i Lelit vjen dy ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Mësohet se në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka thënë se në Partinë Socialiste nuk ka më vend për Dritan Lelin. Rama është shprehur se ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por duke qene se nuk zgjodhi këtë rrugë beteja ndaj tij do te vazhdojë.

“Do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë nuk duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.

Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen,  nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën”, mësohet se ka thënë Rama.

REAGIMI I PLOTE I DRITAN LELIT

I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.

E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!

Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.

Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!

Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.
Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!

LEXO EDHE

“Dritan Leli dezertoi nga partia, më fiku telefonin disa ditë”/ Rama: Afrim Qëndron e solla unë në Vlorë të bënte…

“Për Dritan Lelin nuk ka më vend”/ Zbardhen porositë e Ramës në Asamblenë e PS në Vlorë: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por…Ja paralajmërimi për emërimet e drejtorëve

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *