“Për faj të Martinezit nuk jam në kombëtare”, çudit Naingolan: Tek Belgjika më linin të…








Raxha Naingolan vazhdon të bëjë bujë me deklaratat e tij. Mesfushori, i cili aktualisht luan në Belgjikë tek Antuerp, ka dhënë një intervistë lidhur me trajnerin e kombëtares, Roberto Martinez.

naingolan

Raporti me ish-trajnerët e Belgjikës

“Uillmots dhe Borkelmens e dinin që pija cigare në ballkon dhe e pranonin këtë gjë. Nuk shikoj ndonjë problem. Ne jemi profesionistë dhe mushkritë tona janë të stërvitura mirë. Tymosja sepse luftoja stresin”.

Reagimi ndaj Roberto Martinezit

“Unë nuk luaj me kombëtaren për faj të Martinezit, jo prej stilit tim të jetesës. Në 2016 zhvillova një Europian shumë të mirë. Martinez erdhi dhe më tha që nuk mund të luaja në të njëjtin pozicion si tek Roma.  Ai ishte i bindur që unë krijoja probleme në dhomat e zhveshjes. Hera e fundit që më thërriti ishte në 2018. Edhe nëse më thërret nuk do të pranoj”.

Naingolan luajti 30 ndeshje me Belgjikën dhe shënoi 6 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *