
15:01 19/11/2021
Gjigandi i teknologjisë Apple ka njoftuar se për herë të parë do të lejojë klientët e saj që të rregullojnë vetë telefonat e tyre iPhone nëse dëshirojnë.
Apple do të mundësojë vetëriparimin duke lejuar aksesin në pjesët origjinale të iPhone.
Kjo skemë e re do të nisë fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2022, dhe më pas do të vijojë në shtete të tjera.
Fillimisht, pjesët për vetëriparimin e iPhone do të jenë të disponueshme për modelet iPhone 12 dhe 13.
Kështu, klientët do të kenë mundësinë që të riparojnë vetë ekranin e iPhone, kamerën dhe baterinë.
Si pjesë e kësaj politike të re të kompanisë, Apple do të hapë një dyqan të ri online ku klientët mund të porosisin pjesët e këmbimit dhe çdo mjet tjetër që do të kërkohet.
Kurse ata klientët të cilët do të kthejnë pas për riciklim pjesët e përdorura, do të përfitojnë ulje për blerjet që bëjnë. /tvklan.al
“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”