Për herë të parë, del në treg kanabis “Made in Germany”

Kompania kanadeze Aphria RX korri thuajse 50 kilogramë kanabis në plantacionin e saj të parë legal në Neumünster në landin Schlesëig-Holstein në veri të Gjermanisë. Plantacioni i ngjan një burgu të sigurisë së lartë dhe është i rrethuar me mure betonarmeje, sepse kanabisi në Gjermani trajtohet sipas ligjit për lëndët narkotike.

Prej plantacionit kanabisi do t’u shpërndahet farmacive në të gjithë Gjermaninë dhe ato mund t’ua shesin atë njerëzve që përdorin kanabis për arsye mjekësore – për shembull për shkak të dhimbjeve të forta, spazmave ose humbjes së oreksit. Kompania Aphria planifikon që dymbëdhjetë muajt e ardhshëm ta shtojë sasinë e furnizimit deri në një ton.

Për të plotësuar kërkesën për kanabis Instituti Federal Gjerman i Barërave dhe i Pajisjeve Mjekësore ngarkoi tri kompani për të kultivuar kanabis. Krahas Aphria RX, në Gjermani lejohet të kultivojnë kanabis edhe kompania kanadeze Aurora dhe ajo gjermane Demecan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *