Për herë të parë Oppo udhëheq tregun kinez me smartphone, lë mbrapa Huawei-n

11:39 08/03/2021

Oppo është bërë marka më e shitur e smartphone-ve në Kinë, sipas shifrave nga Counterpoint Research. Raporti i Counterpoint thotë se Oppo arriti të kapte 21 përqind të tregut më të madh në botë të smartfonëve në Janar, përpara Vivo dhe Huawei, ku të dyja së bashku arritën 20 përqind. Apple dhe Xiaomi me 16 përqind secila.

Shitjet e Oppo u rritën me 26 përqind nga viti në vit. Counterpoint thotë se seria e re Reno 5 pati një lansim të suksesshëm për shkak të ofrimit të specifikimeve më të mira me një çmim më të ulët se Reno 4 më parë.

Oppo duke fituar një pjesë të mirë të tregut, ka bërë që Huawei të pësojë humbje të mëdha. Counterpoint thotë se Huawei ka rritur fokusin e saj në tregun premium për shkak të mungesës së komponentëve të shkaktuar nga sanksionet e SHBA, kështu që shpërndarësit kinezë janë përqendruar në markat e tjera.

Këto shifra janë vetëm për një muaj, por Counterpoint pret që Huawei në treg të vazhdojë rënien e tij gjatë gjithë vitit 2021.  /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *