Për herë të parë që nga nisja e pandemisë, në Rusi humbin jetën mbi 1 mijë persona nga Covid brenda një dite

23:20 16/10/2021

Rusia të shtunën regjistroi 1,000 vdekje të lidhura me Covid në një ditë të vetme për herë të parë që nga nisja e pandemisë.

Shifrat e viktimave janë rritur shumë në javën e fundit dhe autoritetet kanë fajësuar qytetarët për mosmarrjen e vaksinës.

Vetëm një e treta e qytetarëve kanë marrë vaksinën kundër Covid, pasi kanë një mosbesim të madh për efektet që mund të ketë.

Në Rusi që nga nisja e pandemisë janë regjistruar më shume se 222,000 vdekjeve të lidhura me Covid, që është shifra më e lartë në Europë.

Nga ana tjetër qeveria ka shmangur vendosjen e kufizimeve të rrepta sepse thotë se duhet të mbajë ekonominë në punë dhe të mos ketë krizë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *