Për miliarderët kjo super shtëpi kushton shumë pak/ Por askush nuk guxon ta blejë, zbuloni arsyen (FOTO)

Një rezidencë e braktisur që dikur përdorej si azil pas Luftës së Dytë Botërore tani është në treg për 1.5 milion £ pas një rënie çmimi prej 1 milion £.

Kjo shtëpi gjigante që ndodhet në Ruthin, Uellsin e Veriut, është e rrethuar nga 23 hektarë tokë dhe përmban një shkallë lisi të gdhendur, arkitekturë gotike dhe një zonë kopshti me mure të larta.

Ndërtesa historike daton në Shekullin e 16 -të kur ishte shtëpia e familjes së pasur Salesbury.

Në vitin 1937, ajo u hap si azil për 87 pacientë nga Spitali Psikiatrik i Qarkut të Uellsit të Veriut për të ofruar ndihmë për Azilin aty pranë të mbipopulluar para se të mbyllej përgjithmonë në 1989.

Megjithatë vitet e fundit prona është bërë e njohur për reputacionin e saj drithërues, me gjuetarët e fantazmave që pretendojnë se janë sulmuar nga shpirtrat demonikë që fshihen brenda.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *