“Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes”/ Nga “trekëndëshi i Bermudës” tek debatet Berisha-Basha, Monika Kryemadhi: Me PD na bashkoi vetëm…








Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar të komentojë deklaratat e kryedemokratit Basha, ku ky i fundit e cilësoi treshen Rama-Berisha-Meta si “Trekëndëshi i Bermudës”.

monikakryemadhi

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi deklaroi vetëm se këto deklarata nuk janë asgjë e re “nga fronti i lindjes.

Pyetje: Gjatë një fjalimi të enjten në Kuvend, zoti Basha e cilësoi zotin Meta, zotin Rama dhe zotin berisha trekëndëshin e së keqes ose siç u shpreh ai trekëndëshi i Bermudës, duke i bërë fajtor për problemet që po kalon vendi, si e komentoni deklaratën e tij?

Kryemadhi: Për mua asgjë të re nga fronti i lindjes.

Kujtojmë se në seancën parlamentare të së enjtes (28 tetor), kryedemokrati Basha për herë të parë bëri përgjegjës treshen Rama-Meta-Berisha për prapambetjen e Shqipërisë. Në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit, kryedemokrati Basha u shpreh se ka mbaruar koha për atë që ai e quajti “Trekëndëshin e Bermudës” (Rama-Berisha-Meta).

Basha e sfidoi Ramën se do ta ketë përballë në përballjen politike, ndërkohë që e ftoi kryeministrin Rama që të votojë vetingun politik.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së u pyet lidhur me situatën e Partisë Demokratike si dhe për përplasjet politike të Sali Berishës me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ajo thotë se nuk ka dëshirë për të komentuar çështjet e brendshme të demokratëve, teksa tha se me PD e bashkoi kauza e përbashkët deri në 25 prill.

Pyetje: Brenda partisë më të madhe në opozitë po zhvillohet një betejë e paprecedente, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është gati të vendosë kandidaturën për kryetarin e kësaj partie si e shikoni ju synimin e zotit Berisha dhe luftën e tij me kryetarin Basha.

Kryemadhi: Nuk dua të komentoj absolutisht asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, LSI është një parti e qendrës së majtë e cila ka identitetin e saj. Ne me Partinë Demokratike na ka lidhur bashkimi në kauzat për të mirën e qytetarëve siç ka qenë çështja e Teatrit Kombëtar apo siç ka qenë çështja e taksës së Rrugës së Kukësit pavarësisht sesa të suksesshme ishin iniciativat e opozitës në  atë kohë. Por nga ana e LSI angazhimi ynë ka qenë gjithmonë luajal dhe i qëndrueshëm deri në fund duke pasur parasysh që ka qenë nga të vetmet partnere e cila i qëndroi deri në fund frontit opozitar deri në 25 prill.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *