“Për nder e bënë këta qentë!”/ Rexhep Uka kujton fjalët e veteranit komunist: Ishte komplimenti më i bukur! Sot ditë reflektimi dhe jo predikimi









Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e PD-së një ndër themeluesit e partisë Rexhep Uka deklaroi se Kuvendi do të jetë një stacion për të çuar më tej demokracinë tonë të brishtë.

“Shqiponja me dy krena nuk e ka fajin, sepse edhe ne po dukemi sikur jemi dy krena të një trupi. Boll me qenë e fortë si ajo e të mirat vijnë pas. Se do zgjidhim diçka e gjithçka sot, utopi. Se për çka kemi nevojë për t’u shëndetësuar politikisht, për të qenë aty ku na thërret koha e misioni, nuk dalim nga dera pa e thënë”, tha ai.

Uka solli në vëmendje të gjitha kontributet e PD-së në fillimet e pluralizmit, ndërsa kujton edhe fjalët e një veterani komunist.

“Përderisa me veshët e mi kam dëgjuar nga një komunist veteran, ‘për nder e bënë këta qentë’, a ka kompliment më të bukur! Përmbysja e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ishte vepër e lëvizjes studentore, akti më i lartë pas Shpalljes së Pavarësisë. Askush nuk u mburr, askush nuk pretendoi pronësinë dhe autorësinë e asaj vepre.  Grupi unë i parë parlamentar për herë të parë shpalosi një fjalor që kurrë më parë nuk ishte përdorur më parë, “Faleminderit Amerikë!”, tha ai.

Uka u shpreh se:  “Sot nuk është ditë leksionesh as predikimi. Është ditë mesazhi, tubim reflektimi, kthimi i Shqipërisë te Evropa, liri demokraci. Të bësh fajtor sot një njeri të vetëm për gjithçka që po kalojmë, përveçse fetish ndaj tij, është e gabuar dhe aspak e ndershme. Nëse mbizotërojnë interesat vetjake atëherë çdo gjë zhbëhet dhe sjell zhgënjim”.

Uka nuk e kurseu as ironinë duke u shprehur se do ta rregullojmë Amerikën kur t’i ndryshojmë emrin planetit.

Këtu në trojet tona nuk do kisha dash kurrë edhe një bashkëpatriot të vetëm me dash me rregullu Amerikën. Kur të rregullojmë Amerikën edhe planetit do t’ia ndryshojmë emrin. E di që teorikisht qëndron, t’u bëj qejfin analistëve. Ky popull e ka zgjedh herët mikun, dhe kjo nuk është miqësi politikanjsh. E ka diktuar vetë, edhe pse e ka pasur larg i është gjetur shumë pranë“, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.